Site icon Telegrafi

Gruaja e Schumacher blen një vilë luksoze në Mallorca, ndërkohë që nuk dihet gjendja shëndetësore e Michael

Corinna dhe Michael Schumacher (Foto: Getty Images)

Gruaja e Michael Schumacher, Corinna, e ka blerë një vilë luksoze në vlerë prej 30 milionë eurosh në Mallorca.

Express.co.uk bën të ditur se 49-vjeçarja e ka blerë vilën në ishullin spanjoll nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Vila ka qenë në pronësi të Florentino Perez (Foto: ultimahora.es)

Ndërkaq, Bild raporton se qëllimi i Corinnas është që t’i kalojë pushimet atje me fëmijët apo me miqtë.

Ajo do të vazhdojë ta mbajë edhe rezidencën në Zvicër, ku burri i saj është duke u trajtuar nga lëndimet e marra në një aksident duke skijuar në vitin 2013.

Piloti legjendar pësoi një aksident të rëndë në Alpet franceze duke kaluar disa muaj në koma, ndërkohë që vazhdon të trajtohet në Gland të Zvicrës.

Lexo po ashtu Lajmet nga Schumacher

Familja ka arritur ta mbajë të fshehtë gjendjen shëndetësore të 49-vjeçarit dhe ka shumë pak informacion në lidhje me shkallën e shërueshmërisë së tij.

Michael dhe Corinna Schumacher (Foto: Getty Images)

Vila në Mallorca është e ndërtuar në një sipërfaqe prej 15.000 metrash katrorë në malin Puig de Marmacen që ka pamje kah oqeani dhe është e rrethuar me kopshte dhe dy pishina.

Është e lokalizuar në vendin Las Brisas de Andratx dhe konsiderohet si një prej objekteve më luksoze në ishull.

Para aksidentit të Michael, ai dhe familja e tij shpesh kanë shkuar në pushime në Mallorca dhe kanë pasur një vilë në Camp del Mar, afër vilës së modeles gjermane, Claudia Schiffer. /Telegrafi/

Exit mobile version