Site icon Telegrafi

Gruaja e rrah burrin në Rahovec, e bën për spital

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec.

Po ashtu në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version