Është arrestuar një grua në Gjilan pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj e kishte sulmuar fizikisht këtë të fundit.
Policia e Kosovës bënë të ditur se pas sulmit fizik, burri është dërguar në trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin-viktimën mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/