Me besimin se është e “pushtuar nga djalli”, mbi një grua është kryer ekzorcizëm nga një prift në një faltore në Karnataka të Indisë.
Derisa ajo përgjërohej e ulur në dysheme dhe provonte të mbrohej, prifti e godiste dhunshëm, duke bërë që ajo të alivanosej nga dhimbjet, transmeton Telegrafi.
Praktikën fetare, që mendohet se mund të largojë të këqijat nga dikush, prifti vazhdonte ta aplikonte, megjithëse e dinte se po regjistrohej.
Atë e kishin dërguar vet familjarët, ngaqë kishte sjellje të pazakonta dhe mendonin se ka rënë pre e dukurive të këqija.
Hetimet për këtë ngjarje rrëqethëse kanë filluar, derisa raportohet se veprime të ngjashme janë shumë të përhapura në këtë shtet. /Telegrafi/