Telegrafi

Gruaja e presidentit francez ngriti një padi – Zonja e Parë pretendohet se kishte lindur burrë

Gruaja e presidentit francez, Emmanuel Brigitte Macron ka ngritur një padi kundër dy grave që shpërndanë dezinformata në internet se Zonja e Parë ka lindur si burrë.

Seanca e parë në këtë procedurë është caktuar për 15 qershor, raportojnë mediat franceze.

Dy gra, njëra duke u paraqitur si profete dhe tjetra si gazetare e pavarur, raportuan se Brigitte Macron ishte një person transgjinor.

Padisë i janë bashkuar edhe vëllai dhe tre fëmijët e Zonjës së Parë, dhe bëhet fjalë për shkeljen e privatësisë dhe keqpërdorimin e fotografive.

Prej disa muajsh në rrjetet sociale po dalin informacione sipas të cilave Brigitte Macron, me mbiemrin e vajzërisë Tronje, ka lindur si burrë dhe quhej Jean-Michel.

Ndryshe, Briggite është martuar me presidentin francez më 20 tetor të vitit 2007. /Telegrafi/