Gruaja e presidentit francez, Emmanuel Brigitte Macron ka ngritur një padi kundër dy grave që shpërndanë dezinformata në internet se Zonja e Parë ka lindur si burrë.
Seanca e parë në këtë procedurë është caktuar për 15 qershor, raportojnë mediat franceze.
Dy gra, njëra duke u paraqitur si profete dhe tjetra si gazetare e pavarur, raportuan se Brigitte Macron ishte një person transgjinor.
Padisë i janë bashkuar edhe vëllai dhe tre fëmijët e Zonjës së Parë, dhe bëhet fjalë për shkeljen e privatësisë dhe keqpërdorimin e fotografive.
Prej disa muajsh në rrjetet sociale po dalin informacione sipas të cilave Brigitte Macron, me mbiemrin e vajzërisë Tronje, ka lindur si burrë dhe quhej Jean-Michel.
Ndryshe, Briggite është martuar me presidentin francez më 20 tetor të vitit 2007. /Telegrafi/