Muzikanti amerikan, Pharrell Williams dhe gruaja e tij, Helen Lasichanh, janë bërë prindër të trinjakëve.
Çifti e ka publikuar lajmin me entuziazëm të madh ndërsa tre fëmijët dhe nëna e tyre janë të shëndoshë.
Vanity Fair raporton se nuk janë bërë të ditur gjinitë e fëmijëve.
Williams dhe Lasichanh janë martuar në vitin 2013.
Krijuesi i hitit “Happy” nga martesa me Helen e ka edhe një djalë tetëvjeçar. /Telegrafi/