Babai i paemëruar që po fluturonte me fëmijën tetëmuajsh për në Çikago, ka përjetuar stres të vërtetë kur vogëlushi ka filluar të qajë.
Megjithëse gjysmën e fluturimit ka qëndruar qetë, për një moment ka nisur të bërtasë, ndërsa godiste xhamin e dritares, transmeton Telegrafi.
Në atë moment, një grua e panjohur e ka marrë beben dhe e ka përkëdhelur. Nuk ka kaluar gjatë, vogëlushi i ka mbyllur sytë dhe është shtrirë qetë në gjoksin e saj.
“Pa kaluar 60 sekonda, ai fjeti dhe ajo më tha që të fle edhe unë. Derisa ateruam, ishte ajo që u kujdes për fëmijën tim, ndërsa unë e bëra një pushim të shkurtër”, ka shkruar burri poshtë fotografisë së postuar në rrjetet sociale.
“Sikur në të gjithë fluturimet të jetë nga një grua e mirë dhe të mos dëgjojmë fëmijë duke qarë në aeroplan”, është një nga komentet e shumta për veprimin e kësaj udhëtareje. /Telegrafi/