Telegrafi

Gruaja e Messit, Antonella vuri në shprehje këmbët me fustan të shkurtë në Javën e Modës në Paris

(Foto: Getty Images)

Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonella Roccuzzo, shfaqi figurën e saj me një fustan mini gjatë një paraqitjeje në sfilatën e Louis Vuitton në Javën e Modës në Paris.

Influencuesja argjentinase tërhoqi shikimet me një fustan të zi të shkurtër pa rripa me prerje rreth dekoltesë, teksa vinte në pah këmbët e saj të nxira.

Ish-modelja kompletoi veshjen tërësisht të zezë me çizme lëkure joshëse deri te gjuri, ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë Louis Vuitton që përfaqësonte gjigantin e modës.

(Foto: Instagram/antonelaroccuzzo)

35-vjeçarja shtoi një prekje magjepsëse me një set të zbukuruar stolish, duke përfshirë vathë të vegjël, një gjerdan dhe një unazë ari.

Lexo po ashtu Një përrallë romantike mes sfidave të jetës - historia magjepsëse e dashurisë së Leo Messit me Antonela Roccuzzon
(Foto: Instagram/antonelaroccuzzo)

Antonella ka shpërndarë në Instagram video dhe fotografi nga ngjarja e përmendur dhe ka treguar edhe pamjen e Kullës Eiffel nga hoteli i saj. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

 

 

(Foto: Corbis/Getty Images)