Telegrafi

Gruaja e Martialit komenton zërat për largimin e sulmuesit nga Man Utd

Gruaja e sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial, ka folur mbi pretendimet e një transferimi të mundshëm të lojtarit në janar.

Martial, i cili ka bërë vetëm dhjetë paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, dëshiron të largohet nga United për shkak të mungesës së kohës së lojës në Old Trafford.

Agjenti i tij ka konfirmuar se ai planifikon të flasë me klubin për të ardhmen e klientit të tij.

Lexo po ashtu Martial kërkon të largohet nga Man Utd në janar

Gruaja e Martial, Melanie, u pyet për të ardhmen e burrit të saj gjatë një interviste pyetje-përgjigje në Instagram.

Ajo refuzoi të minimizonte mundësinë e largimit të tij nga klubi, duke këmbëngulur se do ta mbështeste vendimin e tij çfarëdo që ai të vendosë.

“Zgjedhja e tij është zgjedhja ime. Unë gjithmonë do të pajtohesha me zgjedhjet e tij profesionale”, ka thënë gruaja e Martial.

Ndryshe, Martial ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi dhe Barcelona. /Telegrafi/