Gruaja e Lionel Messit, Antonela, u hodh nga gëzimi teksa burri i saj mposhti Francën në finalen e Kupës së Botës.
35-vjeçari hyri në ndeshjen e sotme duke synuar të shkruajë histori duke kurorëzuar karrierën e tij të lavdishme me të vetmin trofe që i ka shpëtuar deri tani.
Argjentina e filloi ndeshjen mbarë, duke e vënë Francën nën presion që në fishkëllimën e parë, shkruan The Sun.
Dhe ata morën epërsinë e merituar në minutën e 23, pasi Ousmane Dembele u gjykua se kishte faulluar Angel Di Maria në zonë.
Messi u ngrit për të ekzekutuar goditjen nga penalltia, duke mposhtur Hugo Lloris nga 12 metra për t’i rrëmbyer miliona mbështetësit e tij në mbarë botën.
Dhe askush nuk u lumturua më shumë se Antonela, e cila u hodh përpjetë për të festuar në tribunë.
Ajo u bashkua me djemtë Thiago, dhjetë vjeç, Mateo, shtatë vjeç dhe Ciro, katër vjeç.
Dhe babai i Messit, Jorge, po ashtu e shikonte me krenari nga tribuna.
Gjërat u bënë edhe më mirë për Argjentinën vetëm 13 minuta më vonë – me Messin përsëri të përfshirë.
Ylli i Paris Saint-Germain e gjuajti bukur topin teksa skuadra e tij nisi një kundërsulm, me topin që përfundimisht gjeti Alexis Mac Allister.
Më pas ai e gjuajti atë te Di Maria, i cili mundi shkëlqyeshëm Lloris.
Shfaqja e ngadaltë e Francës bëri që trajneri Didier Deschamps të merrte masa drastike – duke bërë dy zëvendësime vetëm pesë minuta para pjesës së parë.
Këpucët e Messit për finalen e Kupës së Botës kishin një dedikimi të veçantë për Antonelën dhe fëmijët.
Ylli argjentinas ka veshur një palë atlete të personalizuara posaçërisht Adidas X Speedportal Leyenda.
Fëmija i tij më i vogël, Ciro Messi, ka emrin dhe datën e lindjes të qepur së bashku në anën e majtë të këpucës.
Edhe bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo ka një pjesë të emrit “Anto” poshtë të Ciros.
Në pjesën e jashtme të çizmes së tij të djathtë shënohet emri i fëmijëve të tij të tjerë dhe datat e ditëlindjes së tyre: “Thiago 02 11 12” dhe “Mateo 11 09 15”. /Telegrafi/