Kanye West dhe Bianca Censori morën vëmendje teksa shëtisnin rreth Oxnard, Kaliforni, të shtunën.
Censori, 29 vjeçe, e cila u vesh me një pallto leshi për një udhëtim me tren në Santa Barbara me reperin, 46 vjeç, në fillim të kësaj jave, vazhdoi praktikën e saj të veshjeve në publik, pavarësisht temperaturave të ftohta.
Arkitektja doli me një kostum trupi të tejdukshëm me ngjyrë kremi me mëngë të gjata dhe dukej se nuk kishte veshur asgjë poshtë tij.
Ajo shfaqi këmbët e saj plot formë me sandale me taka të larta me një rrip.
Dukjen e kompletoi me syze dielli të mëdha.
Reperi nga ana tjetër u shfaq me një palë tuta të bardha, triko të zezë dhe atlete po ashtu të zeza.
Dëshmitarët thonë se dyshja shijuan drekën në ‘Cheesecake Factory’ në Oxnard Mall.
Qyteti bregdetar ndodhet mes Los Angeles dhe Santa Barbara. /Telegrafi/