Kanye West dhe gruaja Bianca Censori tërhoqën vëmendje të dielën, teksa u ndalën pranë The Grove në Los Angeles.
Çifti, Kanye, 46 vjeç dhe Bianca, 29 vjeçe, u nisën për në Teatrin AMC ku thuhet se panë “Dune 2” me Timothée Chalamet dhe Zendaya.
Bianca mbërriti e veshur me një kostume blu pa rripa, mbi pantallona të bardhë me dantella, shkruan DailyMail.
Bukuroshja nga Australia shfaqte shumë gjoksin me kostumin që veshi, i cili ishte prerë në pjesën e pasme.
Ajo e përfundoi pamjen me një palë taka të bardha me majë të hapura.
Bianca, e cila është njerka e katër fëmijëve të Kanye, vendosi flokët e saj të shkurtë dhe të errët në stilin e saj të zakonshëm: një topuz të vogël dhe të lëmuar.
Vetullat e saj ishin zbardhur, pak më të lehta se flokët dhe ajo dukej se kishte një grim të lehtë. /Telegrafi/