Bianca Censori vazhdoi përsëri me një shfaqje ‘të rrezikshme’, ndërsa po ndalonte nga Chateau Marmont në Los Angeles të enjten në një ansambël provokues me bashkëshortin, Kanye West.
Arkitektja e lindur në Australi, 29 vjeçe, – u kthye me reperin Kanye West, për të shijuar drekën së bashku në hotel.
Ajo mezi e mbuloi dekoltenë e saj me një bluzë ‘bralette’ me ngjyrë nudo, si dhe me një palë pantallona të shkurta të bardha, duke mos i kushtuar vëmendje kopdit të veshjes së Chateau Marmont, shkruan DailyMail.
Censori gjithashtu kishte në një palë taka të zeza me majë të mbyllura, të cilat ishin të lidhura me rripa të hollë që mbështilleshin rreth kyçeve të saj.
Flokët e saj të shkurta dhe brune u ndanë anash dhe ranë në valë natyrale.
Bianca zgjodhi të mos vishte asnjë bizhuteri që bie në sy, për të lejuar që veshja të ishte pika kryesore e fokusit gjatë daljeve gjatë ditës.
Ajo u pa duke mbërritur në vendin legjendar të enjten, ndërsa po dilte nga një Tesla Cybertruck. /Telegrafi/