Telegrafi

Gruaja e ish-presidentit pohime shokuese për Tottin: Egoist, jo mirënjohës

Il capitano Francesco Totti bacia la Supercoppa alla presenza del presidente della Roma, Franco Sensi, al termine della partita vinta per 3-0 contro la Fiorentina, in un'immagine del 19 agosto 2001. ANSA/FILIPPO MONTEFORTE

Maria Sensi, e veja e ish-presidentit të Romës, Franco Sensi, ka akuzuar Francesco Tottin, si një burrë egoist.

Totti festoi ditëlindjen e 40-të të martën duke vazhduar karrierën me Romën, por zonja Sensi pohon se besnikëria e tij me klubin është ekzagjeruar, pasi burri i saj Franco dhe vajza Rosella, e cila nuk ishte ftuar në festën e ditëlindjes së legjendës – bënë gjithçka për ta mbajtur atë në klub.

“Unë do ta ndaja Tottin në dy lloje njerëzish”.

“Si futbollist, do t’ia jepja Topin e Artë çdo vit, por si njeri, unë u zhgënjeva prej tij”.

“Ai duhet të kuptojë përgjegjësitë e tij dhe jo të ndjejë se të tjerë vënë përgjegjësi mbi të”.

“Familja Sensi u rrit për 20 vite. Ishte shumë mirë për të që qëndroi në Romë, por burri im dhe vajza ime ishin më meritorët që ai është këtu”.

Lexo po ashtu Francesco Totti, ylli i munguar në mesin e galaktikëve të Realit (Foto)

“Ata bënë gjithçka për ta mbajtur në klub. Këto gjëra duhet të shihen si të rëndësishme nga ai. Po ashtu, Fiorella, nëna e Francescos, sepse burri im i ndihmoi djalit të saj në kohën kur ata kishin nevojë, duke u bërë agjenti i tij”.

“Për këtë arsye, burri im po ashtu ka luftuar me Zavalan, agjentin e vjetër të Tottit. Unë kurrë nuk do të shkoja në festën e tij, por vajza ime ishte e dëshpëruar”.

“Një person duhet të kuptojë përgjegjësitë e tij, sidomos kur është 30 vjeçar dhe jo një djalosh”.

“Ai nuk u shfaq as në ngjarjen e vajzës time, një ngjarje bamirësie ku ajo e ftoi atë që të dhurojë gjak për ata në nevojë. U zhgënjeva shumë”, deklaroi Sensi për Radio radio. /Telegrafi/