Gruaja 31-vjeçare u largua nga Spitali i Salzburgut në Austri, ku ishte mbajtur në izolim që nga e marta sepse mjekët dyshuan se ajo ishte infektuar nga coronavirusi.
Një grua që dyshohet se ishte e infektuar nga coronavirusi u largua nga reparti i saj i izolimit në Austri, duke shkaktuar një alarm te policia.
Të martën gruaja erdhi vullnetarisht në Qendrën Mjekësore Universitare të Salzburgut afër kufirit gjerman. Megjithatë, 31-vjeçarja u zhduk nga dhoma e saj brenda natës, transmeton Telegrafi.
Një operacion i madh kërkimi filloi nga policia që ta gjente atë.
Gruaja kishte udhëtuar nga Tajvani në Zelandën e Re më 7 janar, përpara se të shkonte përsëri në Austri më 26 janar.
Ajo kishte përjetuar probleme të frymëmarrjes gjatë fluturimit. Një ambulancë e pajisur posaçërisht për të trajtuar infeksionet, iu dërgua gruas që u dërgua në Spitalin Universitar.
Shtrati i pacientit u gjet bosh rreth orës 3 të mëngjesit të kohës lokale, kur një infermiere shkoi ta kontrollonte.
Policia, drejtoria mjekësore shtetërore dhe departamenti i shëndetësisë së qytetit ishin të informuar të gjithë.
Ka pasur raste të shumta të dyshuara me coronavirus në Austri.
Në fund të janarit një çift nga Salzburg u vendosën në izolim pasi u kthyen nga Shanghai me vështirësi në frymëmarrje.
Në Vjenë 500 shtretër janë caktuar për njerëzit me sëmundje, me 200 të tjera në dispozicion në spitale private nëse kërkohet. /Telegrafi/