Site icon Telegrafi

Gruaja e Granit Xhakës, Leonita pozon me barkun e rrumbullakosur

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Këtë gjëata e bënë të ditur vetëm pak ditë më parë përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Familja jonë e vogël është duke u rritur, mezi presim që të të shohim”, shkroi futbollisti shqiptar në mbishkrimin e fotografisë.

Tani gruaja e tij, Leonita Leka, ka pozuar së fundmi me barkun e rrumbullakosur, duke shfaqur kështu për ndjekësit në Instagram entuziazmin e saj të shtatzënisë.

E veshur në të bardha, ajo mbante duart te barku i saj, ndërsa dukej mjaft tërheqëse ndërsa bënte “selfie” para pasqyrës.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë uruar një shtatzëni të lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version