Telegrafi

Gruaja e Dr. Florit shfaqet në emision me djalin e saj, jep një mesazh të fuqishëm (Video)

Emisioni Xing i Ermal Mamaqit ka pasur një të ftuar shumë të veçantë – bashkëshorten e Dr. Florit, e cila u shfaq në emision së bashku me djalin e tyre të vogël, Daniel.

Një nga pyetjet që Ermali i drejtoi Blerinës ishte në lidhje me problemet që asaj i duhej të përballej duke qenë se Danieli i vogël ka lindur me Sindromën Down. Por, Blerina dhe përgjigjen që i përloti të gjithëve.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e Dr. Florit vogëlushit të saj: Faleminderit që më zgjodhe mua (Foto)

“A të duket hall kjo krijesë”, tha bashkëshortja e këngëtarit që humbi jetën në mënyrë tragjike tre vite më parë, transmeton anabel.al.

Ndonëse gjatë shtatzënisë ata kishin dyshime se Danieli mund të ishte me sindromën Down, sërish nuk ka dashur ta vërtetojë 100 për qind.

“Çdo gjë që vjen nga Perëndia është e bekuar dhe jemi falënderues për këtë”, është shprehur Blerina duke dhënë një mesazh të fortë jo vetëm për prindërit, por edhe për shoqërinë tonë që ende nuk ka krijuar hapësirën e nevojshme për të rritur e mbështetur fëmijët me sindromën Down.