Gruaja e Angel Di Maria, Jorgelina Cardoso, ka folur fjalët më të këqija për kohën e kaluar në Angli, duke i cilësuar njerëzit aty si ‘të çuditshëm’ dhe ‘të neveritshëm’.
Di Maria kaloi një sezon te skuadra e Manchester Unitedit përpara se të bashkohej me PSG, por sezoni te klubi anglez përfundoi si i dështuar.
Kohën në Angli e ka cilësuar si të dështuar edhe gruaja e Di Marias, e cila nuk ka zgjedhur edhe aq fjalët kur ka folur për atë periudhë.
“Unë e luta Angelin, shko në çdo vend tjetër përveç Anglisë. Dhe një vit më vonë ne ishim në Manchester. Një vend m***”, ka thënë fillimisht gruaja e Di Marias.
“Nuk më pëlqeu asgjë. Njerëzit ishin të gjithë dobët, të çuditshëm”.
“Ju jeni duke ecur dhe nuk e dini nëse do t’ju vrasin apo jo”.
“Ushqimi është i neveritshëm. Vajzat përdorin shumë ‘make up’, sikur të ishin kukulla”, përfundoi gruaja e yllit argjentinas. /Telegrafi/