Telegrafi

Gruaja e Depp tregon pse iu desh ta raportonte në polici

Amber Heard ka pohuar se kurrë nuk ka dashur ta raportonte abuzimin nga burri i saj, Johnny Depp, por ka thënë se ishte e detyruar të shkonte në polici për t’i ndalur njollosjen që po i bëhej asaj.

Aktorja gjatë kësaj jave ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga Deep, duke pohuar se “jetoi me frikë” nga burri i saj për 15 muajt e martesës së tyre dhe se ai ishte treguar i dhunshëm gjatë kësaj kohe.

Gjatë dëshmisë, Heard ka thënë se aktori e ka goditur në fytyrë me një iPhone.

Policia ishte thirrur në shtëpinë e tyre në Los Angeles, por gjatë asaj kohe Heard nuk kishte përmendur se është goditur me telefon nga Depp.