Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë e Mitrovicë.
Raporti i plotë i Policisë:
Prishtinë / 19.06.2024-21:00. Më 20.06.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë / 20.06.2024-09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje
Gjakovë / 20.06.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura, duke e kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë / 20.06.2024-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Lidhur me rastin e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është liruar, ndërsa i dyshuari ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë / 20.06.2024-16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke i shkaktuar dhunë psikike herë pas here. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/