Site icon Telegrafi

Gruaja e Bonuccit zbulon bisedat për Cityn dhe se djali i tyre është fans i Torinos dhe Belottit

Martina Maccari, është gruaja e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Ajo ka zbuluar që së bashku me Bonuccin e kanë vlerësuar ofertën e Manchester City dhe se djali i tyre është një tifoz i Torinos.

“Leonardo është i pangopur, nuk mund t’i rezistoj Tiramisus!”.

“Kur është në shtëpi luan shumë me fëmijët. Është baba i mrekullueshëm”.

Gruaja e Leonardo Bonucit me dy fëmijët

“Zhurma me Allegrin? Më erdhi keq për të pasi që qëndroi në shkallë të stadiumit, kur e dija që kishte shumë dëshirë të luante”.

“Me rëndësi është siç kanë thënë të dy, se gjithçka i është kthyer normales. Leonardo është i qetë tani”.

“Manchester City? Të them të vërtetën ne e kemi biseduar mes nesh. Biseda se të shkojmë apo jo, zgjati vetëm një ditë mes nesh, pasi për fat të keq kishim gjëra të tjera më serioze se Guardiola”.

“Matteo ishte i sëmurë, ndryshoi jeta jonë”.

 

Foto para ndeshjes derbi Juventus – Torino

“Djali juan Lorenzo përkrahë Toron? Po, besnikëria e tij vjen nga shoku i tij i ngushtë i çerdhes”.

“Kur për herë të parë bërtiti ‘Forza Toro’ në shtëpi ne u kthyem me hapi dhe e shikuam”.

“Unë dhe Leonardo i kemi thënë që të ndjehet i lirë, të përkrahë kë të dojë. I pëlqyeri i Lorenzos është Andrea Belotti. Para krishtlindjeve ne e takuam atë në një qendër tregtare në Torino dhe djali u emocionua shumë”, ka thënë gruaja e Bonuccit, Martina. /Telegrafi/

Exit mobile version