Site icon Telegrafi

Vrau kunatin me armë zjarri në Prishtinë – vetëdorëzohet dorasja

Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së martës në Prishtinë – një grua ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se e dyshuara me iniciale N.M., është vetëdorzuar në Polici.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.

Ahmeti shtoi se hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet në obduksion./Telegrafi/

Exit mobile version