Telegrafi

Gruaja dëshiron fluturim vetëm për të rritur, kur u ankua për zhurmën që bënte një fëmijë në aeroplan

Një grua thotë se dëshiron që të ishte si opsion fluturimi vetëm me të rritur pasi si duket nuk duronte dot zhurmën që bënte një fëmijë në aeroplan.

Morgan Lee, 24 vjeçe, e cila është nga SHBA-ja, por jeton në Vjenë, ndau idenë në një video në TikTok kur filmoi një fëmijë duke qarë në fluturim.

“Pse nuk ka diçka të tillë sikurse opsioni për të udhëtuar vetëm me të rritur, do të paguaja shumë”, tha ajo.

@mooorganic The flight was 3 hours and I listened to this the entire time #travel ♬ original sound – Mo

Studentja tregoi se udhëtimi i saj tre-orësh ishte trazuar nga pasagjerja e re, pavarësisht se ajo kishte në dorë kufje për ‘anulimin e zhurmës’.

“Udhëtimi zgjati tre orë dhe unë e dëgjova këtë gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ajo.

“Fëmija ishte më shumë se 5 vjeçe dhe ata ishin ulur pas meje, derisa më godiste në karrige kur nëna e saj ishte në gjumë”.

Sidoqoftë njerëzit ishin të ndarë në mendimet e tyre.

Disa vunë në dukje se “ishte më e vështirë për nënat”, por të tjerët përfshirë prindërit, e pranuan se dëshirojnë gjithashtu “një udhëtim vetëm për të rritur”

Një tjetër shtoi: “Si një prind pajtohem 100 për qind. Do të doja të isha në aeroplan dhe të mos pranoja shikime të rënda nga njerëzit që nuk e duan zhurmën nga fëmijët.