Telegrafi

Gruaja çmendi rrjetin ku në formë shakaje tha se “kishte paditur prindërit pasi e lindën pa e pyetur”

Një grua ka bërë shaka në TikTok në një video duke thënë se ka paditur prindërit e saj pasi e kishin lindur pa e pyetur.

Kass Theaz, një krijuese kontenti satirike e TikTok-ut, pretendoi se kishte paditur prindërit e saj pasi e kishin lindur “pa lejen e saj”. Në formë shakaje, ajo thoshte se prindërit e saj “nuk u përpoqën ta kontaktonin para se të lindte, për ta parë nëse do të donte të vinte në jetë”.

Videoja e saj në TikTok ka grumbulluar mbi 20 mijë komente, transmeton Telegrafi.

@isatandstared Replying to @JCNCLP ♬ original sound – Kass Theaz

Theaz foli për këtë në këtë video ku diskutoi pse ajo vetë kishte fëmijë nëse paditi prindërit e saj që e kishin lindur pa lejen e saj.

Duke e çuar më tutje satirën, gruaja shpjegoi se për shkak se ajo kishte birësuar fëmijët e saj, ajo nuk kishte asnjë rol në ngjizjen e fëmijëve të saj pa pëlqimin e tyre.

“Nuk është faji im që ata janë këtu”, tha Theaz. Ajo shtoi: “Nëse jeni shtatzënë tani duhet të shkoni, duhet të punësoni një parashikuese dhe të pyesni nëse ata vërtet duan të jenë këtu”.

Përdoruesit e tjerë që nuk e kuptuan se llogaria e Theaz ishte satirë ishin të konfuzuar, derisa një person komentoi:’a është kjo e vërtetë?’.

Një tjetër i tha se “ajo duhet të bënte një kontroll”, derisa njëri e pyeti nëse po bënte shaka.

Megjithatë, shumë prej tyre e kuptuan se ajo po bënte shaka. /Telegrafi/