Telegrafi

Gruaja britanike e vendosë shtëpinë në shitje, pasi thotë se mund të shohë fqinjët duke bërë dush

Një grua thotë se u detyrua ta vendosë shtëpinë e saj të ëndrrave në shitje, pasi një pronë e re u ndërtua aq afër sa që ajo thotë se mund të shohë fqinjët e saj duke bërë dush.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Pauline Boyd dhe partneri i saj e blenë shtëpinë, të lumtur me vendndodhjen e saj paqësore në Skoci.

Por pasi u zhvendos, një pronë e re u ndërtua afër – dhe ajo nuk mori një letër për një fazë të aplikimit për sa i përket planifikimit.

Boyd thotë se garazhi i shtëpisë së re duket drejtpërdrejt në kuzhinën e saj si dhe në dhomën e ndenjës.

“Ekziston një dhomë dushi në pronë dhe kështu ne mund të shohim njerëz aty derisa jemi duke ngrënë darkën tonë, edhe pse dritaret janë të mbuluara me shtresë”, tha ajo.

Problemet e saj vijnë derisa edhe një tjetër pronar shtëpie ka qenë në lajme për sa i përket shqetësimeve në lidhje me vendndodhjen e pronës së tyre. /Telegrafi/