Një emigrant nga Haiti ka fituar epitetin e heroit, pasi rrezikoi jetën duke tentuar ta shpëtoi një grua e cila ra nga kati i nëntë i një ndërtese në Kili.
Pamjet e filmuara me telefon mobil nga fqinjët që jetonin përball tij, shfaqin momentin kur kjo grua qëndron e varur në ballkon dhe në një moment humb forcën në duar dhe bie nga kati i nëntë, transmeton Telegrafi.
Por, një burrë i identifikuar si Richard Joseph që banonte një kat më poshtë, arriti ta ngadalësoi rënien e saj me kokë në tokë, derisa kalimtarët e rastit dëgjohen duke bërtitur nga frika se çfarë ndodhi.
Në video shihen që të dy në tokë pa shenja jete, por pasi u dërguan me urgjencë në spital gruaja dhe Joseph kanë filluar të lëvizin, dëshmi se ishin larg rrezikut për jetë.
Ndërkaq, milioneri kilian Leonardo Farkas tashmë i ka premtuar Joseph se do t’ia paguaj shpenzimet e shërimit, për veprimin e tij.
Ky emigrant me zemër të madhe jeton tash e tre vite në Kili, dhe ka deklaruar për mediat kiliane se ishte duke ecur poshtë ndërtesës kur pa gruan e varur në ballkon.
Ai pa u menduar dy herë kishte vrapuar vendin ku ai mendonte se ajo do të bie, dhe kështu parandaloi përplasjen e kokës së saj në tokë, duke ia shpëtuar jetën. /Telegrafi/