Site icon Telegrafi

Gruaja amerikane e përdor ChatGPT-në për të marrë ide rreth emrit të fëmijës së saj – thotë se chatbot-i pati ide më të mira se ajo

Kur bëhet fjalë për emërimin e një fëmije, shumica e prindërve u drejtohen librave për fëmijë për frymëzim ose kërkojnë ndihmë nga miqtë dhe familja. Por një nënë ka zbuluar se si i kërkoi ChatGPT, një chatbot i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI, të dilte me një listë të ngushtë me emra.

Ajo e pyeti inteligjencën artificiale: “Cilët janë emrat e foshnjave që do të doja? Më pëlqejnë mbiemrat si emra, dhe stili im është aristokrat dhe klasik.” ChatGPT i dha 20 sugjerime – por ajo deklaroi se këto ishin “pak më tepër aristokrat për shijen e saj” – dhe kështu ajo rafinoi pyetjen e saj.

Ajo vazhdoi me pyetjen: “A mund të më dërgoni një listë me emrat e foshnjave që mund të më pëlqejnë?”. Tutje ajo deklaroi se asaj i pëlqejnë mbiemrat të cilët përdoren si emra por gjithashtu edhe emrat që janë në trend, duke shtuar se emrat e fëmijëve të parë janë Reagan dhe Brooks, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

Gjatë rishikimit të listës, ajo u tha përdoruesve të Reddit: “ChatGPT me të vërtetë u dha me këtë listë të radhës. Me të vërtetë më pëlqenin shumë prej tyre, thjesht doja t’i ndaja në rast se dikush tjetër dëshiron një konsultë për emrin e fëmijës dhe refuzon të shpenzojë paratë për ta bërë këtë”.

Disa nga emrat që inteligjenca artificiale i sugjeroi asaj ishin: Carter, Parker ,Hudson, Harrison, Cooper, Harper, Kennedy, Quinn dhe Sloane.

Por duket se ajo nuk është e vetmja që përdor inteligjencën artificiale për të emëruar fëmijët e saj, pasi prindërit e tjerë kanë pranuar të bëjnë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Exit mobile version