Site icon Telegrafi

Gruaja 61-vjeçare përgatitet të bëhet me fëmijë me burrin 24-vjeçar

Një grua 61-vjeçare, po përgatitet të bëhet me një fëmijë me burrin e saj 24-vjeçar.

Në vitin 2021, Cheryl McGregor u martua me burrin e saj, Quran McCain pasi e takoi atë në një dyqan Dairy Queen në Romë, Georgia të SHBA-së, në vitin 2012.

McCain, i cili ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë, punonte për djalin e Cheryl, Chris.

Megjithatë, vetëm tetë vjet më vonë, në vitin 2020, të dy u rilidhën dhe shkëndijat fluturuan. Ata ishin bashkë për rreth një vit përpara se McCain t’i propozonte asaj.

Pas një martese ‘online’ me mbi 20 mijë njerëz, Cheryl dhe McCain po kërkojnë të hedhin hapin tjetër në marrëdhënien e tyre dhe të sjellin një fëmijë në botë.

“Ai ka kërkuar gjithmonë fëmijë, dhe unë dua të bëhem nëna e fëmijës së tij. Sigurisht, për shkak të moshës sime, ne do të duhet të marrim një surrogate ose të birësojmë, gjë që jemi të gatshëm”, tha Cheryl.

@kingqurannewpage A baby @oliver6060 ♬ original sound – andz

Sipas The Mirror, shtatë fëmijët e saj, moshat e të cilëve variojnë nga 29 deri në atë 41 vjeç, të gjithë thanë se do të bashkoheshin për të ndihmuar në rritjen e foshnjës së re.

Edhe nipërit e saj e kanë pranuar McCain në jetën e tyre dhe e quajnë atë ‘gjyshi’.

Ndërsa bisedonin për planet e tyre për të mirëpritur një fëmijë, Cheryl u tha ndjekësve të McClain se ata “do të kenë një fëmijë këtë vit”.

“Po vjen, 2022, shtoi McCain.

Çifti po ashtu është “ende në kërkim” të mënyrës më të mirë për të lindur fëmijën e tyre, por raportohet se tashmë kanë filluar blerjet e karrocave për fëmijë.

Njerëzit në TikTok kanë shprehur mendime të përziera për videot e McCain, derisa disa shprehin mbështetjen e tyre për çiftin, të tjerë jo aq shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version