Lulu Lakatos, 60 vjeç, vodhi diamante në vlerë rreth 4.8 milionë euro duke u paraqitur si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur dhe vlerësuar xhevahiret.
Gruaja mashtroi argjendarët duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania Boodles në Londrën qendrore, dhe më pas, me një lëvizje delikate të duarve, i zëvendësoi ato me të zakonshmet – gurë.
Lakatos vlerësoi shtatë diamante në një dyqan në New Bond Street përpara se t’i fuste në një qese, tha gjykata. Sipas theguardian, mashtrimi i saj i aftë u zbulua vetëm kur u hap përsëri e njëjta çantë, në të cilën në atë kohë u gjetën gurë të zakonshëm.
“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve, dhe zonja në fjalë luajti një rol qendror në këtë komplot jashtëzakonisht të sofistikuar që kërkonte shumë planifikim dhe marrje rreziku”, tha prokurori Philip Scott, transmeton Telegrafi.
Vjedhja e përmendur ishte “kryer” më 10 mars të vitit 2016 ose disa ditë më parë, dhe Lulu Lakatos, e cila kishte lindur në Rumani dhe gjithashtu jetonte në Francë, u arrestua në shtator të vitit 2020 mbi bazën e një urdhri evropian të arrestit, kështu që ajo u ekstraduar në Britaninë e Madhe. Lulu mohon përfshirjen në komplot dhe vjedhje gjersa gjykimi po vazhdon.
Në seancë dëgjimore, u tha që në shkurt të vitit 2016, Nicholas Wainwright, president i kompanisë së bizhuterive Boodles, u prezantua me një burrë të quajtur Simon Glass, i cili pretendoi se ai ishte i interesuar të investonte në diamante me vlerë të lartë. Dyshja u takua muajin tjetër në Monaco, ku Wainwright gjithashtu takoi partnerin e biznesit të Glas – një rus me emrin Alexander – dhe pas bisedimeve të mëtejshme, shitja e shtatë diamanteve të shtrenjta u ra dakord më në fund.
Në fund, doli se dyshja quheshin Mikael Jovanoviq dhe Kristofer Stankoviq, të cilët gjithashtu pranuan në polici se kishin marrë pjesë në mashtrim.
Eksperti i vlerësimit të xhevahirëve, Ana (në të vërtetë Lulu Lakatos), duhej të inspektonte bizhuteritë me porosi të klientit para se ato të vendoseshin në një çantë të mbyllur që do të mbahej nga kompania Boodles derisa argjendarët të merrnin paratë e tyre.
Prokurori Scott i tha gjykatës se Lakatos duhej të ekzaminonte dhe peshonte secilin nga shtatë diamantët përpara se t’i mbështjellë ato individualisht në letër dhe t’i vendoste në kuti të errëta dhe më pas në një qese me zinxhir.
Por Lakatos vuri çantën e mbyllur në çantën e saj kur Wainwright u largua nga bodrumi dhe e zëvendësoi atë të vjedhur me një identike, por pa bizhuteritë – kishte gurë në të.
Pasi u krye puna, hajduti hodhi kapelën dhe shallin e saj, u ndryshua në tualetin e pubit dhe, duke përdorur pasaportën e saj, u arratis nga Londra me tren të shpejtë. /Telegrafi/