Telegrafi

“Grua budallaqe”: Corbyn mohon të ketë thënë ato fjalë për kryeministren britanike, të tjerët mendojnë ndryshe! (Video)

Jeremy Corbyn u përfshi në një akuzë seksizmi sot duke e quajtur kryeministren Theresa May një ‘grua budallaqe’ gjatë përplasjeve të hidhura në një sesion të Parlamentit Britanik.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i “Labour Party” u përball me një reagim të ashpër nga disa deputetë pasi publikimit të një xhirimi, gjatë një seance.

Kjo për faktin se siç supozohet tutje, në një shkëmbim brutal fjalësh, para Krishtlindjeve, May e kishte akuzuar z. Corbyn për zbritjen në ‘pantomime’ mbi Brexit, duke thënë se edhe partia e tij nuk ishte pas tij.

Por ndërsa kryeministrja u ul, z. Corbyn dukej sikur pëshpëriti: ‘Grua budallaqe’.

Kjo fjalë nuk u kap nga mikrofonat, por politikanët nga të dyja anët e parlamentit nuk kishin fare dyshime se çfarë thoshte ai – siç ishin edhe lexuesit e buzëve.

Megjithatë, i thirrur për të shpjeguar veten disa orë më vonë, Z. Corbyn mohoi të ketë thënë ato fjalë.

“Unë nuk i kam përdorur fjalët ‘grua budallaqe’ për Kryeministren apo për ndonjë tjetër”, ka thënë ai. /Telegrafi/