Debati mbikëqyrës në lidhje me përmbytjet në Shkup ishte planifikuar për sot, nuk ka kaluar as 20 minuta, pasi në atmosferë të tensionuar në mes të anëtarëve të partive të ndryshme politike erdhi deri në grindje dhe ngritje të tonit të zërit në lidhje me mënyrën sesi udhëhiqet debati, ku më pas është dhënë kohë për pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca është me kërkesë të deputetëve të LSDM-së në Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave.
Siç është planifikuar, duhet të dëgjohen 30 zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, duke përfshirë edhe katër ish-kryeministrat në mandaetet e të cilëve është ndërtuar edhe unazëa që nga viti 2002 deri 2006.
Në Parlamenti ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Nikolla Todorov, si kreu i shtabit të krizës të Qeverisë, Oliver Romevski Drejtori i HMS, Mihail Cvetkov, Ministri i Bujqësisë, Toni Martinovski, drejtor i drejtorisë së “Skopsko Pole”, Zharko Karadzoski nga “Pyjet e Maqedonisë”, Koce Trajanovski dhe Toni Trajkovski, kryetarët e Shkupit dhe Gazi Babës, ku duhet të dëgjohen sot.
Me kërkesë të deputetëve të LSDM-së ftesë i është dërguar edhe liderit të OBRM-PDUKM, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përderisa deputetët e OBRM-së në statusin e dëshmisë kanë bërë thirrje deri te ish-kryeministri i LSDM Branko Cërvenkovski, Hari Kostov dhe Vllado Buçkovski.
Ish-kryeministrat me gjasë do të dëgjohen javën e ardhshme. /Telegrafi/