Telegrafi

Grimierja e preferuar e Kate Middleton tregon trendet kryesore për këtë verë

Foto: Getty Images

Grimierja e preferuar e familjes mbretërore, Hannah Martin, ka qenë prej kohësh personi nga i cili kërkohen këshilla bukurie.

Ajo ka punuar me të gjithë, nga Kate Middleton te Princesha Eugenie dhe është eksperte e bukurisë tash e dhjetë vite.

Tani, ajo është bashkuar me Samsung KX për të na sjellë pamjet e reja të bukurisë që do të dominojnë shkëlqimin tonë këtë verë.

Mendimet e saj për trendet ua sjellim më poshtë.

Grim i thjeshtë

Këshillë: Shtoni shkëlqyes në buzë për të arritur pamjen e hidratuar dhe shëndoshë. Për të kapur dritën, vëreni ndriçuesin (highlighter) me vaj në majë të faqeve tuaja, urën e hundës dhe kockave të vetullave.

Shkëlqim syri

Këshillë: Vendosni pak shkëlqim në kapakun e syve duke përdorur një furçë të hollë. Është më efektive nëse e vendosni lart mbi rrudhjen e syrit, kështu që shkëlqimi mund të shihet kur sytë tuaj janë të hapur.

Skuqja e faqeve

Këshillë: Vendosni një skuqje rozë të zbehtë pak më lart se zakonisht – mbi majën e mollëzave dhe rrudhave të syrit. Lyeni buzë me ngjyrë që përputhet dhe jeni gati.

Përdorni neonin

Këshillë: Pak punë mund të bëjë një deklaratë të madhe. Shtoni një vizë peneli portokalli neon në cepin e jashtëm të syrit, ose një hije të gjelbër neoni në këndin e brendshëm, për një pamje të mahnitshme.

Rimel me ngjyra

Këshillë: Pasi të luani me penelin, mbajeni pjesën tjetër të grimit tuaj të thjeshtë në mënyrë që të dalë vërtet bukur. /Telegrafi/