Telegrafi

Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic di çdo centimetër të shtëpisë së Kim Kardashian

Mario Dedivanovic është një ndër grimerët më të mirë shqiptar dhe jo vetëm kaq.

Ai është “make-up” artisti edhe i një prej femrave më të famshme në planetin tokë, yllit Kim Kardashian.

Dyshja janë aq të afërt, sa që ai e di çdo detaj të shtëpisë së bashkëshortes së reperit amerikan, Kanye West.

Zeshkania së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shfaqet para dhomës së gardërobës.

Mes shumë komenteve që ka pranuar 38-vjeçarja ishte edhe një i Marios, i cili i kërkon Kimit të shfaq edhe katër dollapët e tjerë, të cilat ai i adhuron.

Lexo po ashtu Grimeri shqiptar i Kim Kardashian, Mario krijon kozmetikë me emra shqip!

Ndryshe, kujtojmë se dyshja tash e sa kohë kanë nxjerrë në shitje edhe produkte kozmetike. /Telegrafi/