Nicole Kidman është kritikuar për vendosje të tepruar të pudrës në fytyrën e saj.
Aktorja 47-vjeçare morri pjesë në ceremoninë e çmimeve “Women in Film Crystal & Lucy Awards”.
Pjesët më ‘problematike’ në fytyrën e aktores ishin hunda dhe faqet, ku nuancat shumë më të hapura vëreheshin në këto sipërfaqe, krahas ngjyrës së saj të fytyrës, transmeton Koha.net. Në këtë ceremoni, aktorës së njohur ju nda një çmim për shkëlqesi në film.
Nuk është hera e parë që Kidman gabon në grim. Edhe në vitin 2009, ajo pati po të njëjtin problem, për deri sa po merrte pjesë në premierën e filmit ku ajo luante, “Nine’.
Në këtë ngjarje, Kidman kishte dukshëm më shumë pudër në pjesën poshtë syve dhe ne sipërfaqen e hundës. /koha.net/