Telegrafi

Grimerja pejane Krashi nga “Beauty Center Lily Flower” pjesëmarrëse në seminarin e Kim Kardashian (Foto)

Grimeri i njohur Mario Devanovic ka organizuar një mbrëmje madhështore në Dubai.

“MusicHall” është nata e cila ka mbledhur grimerët më të njohur nga e gjithë bota, gjersa e ftuar speciale është edhe vet ikona e modës Kim Kardashian.

Duke mbledhur grimerë nga e gjithë bota, natyrshëm lind pyetja nëse ka ndonjë shqiptarë në mesin e tyre? Dhe në fakt po, një grimere e njohur nga Peja është ftuar që të jetë pjesë e kësaj mbrëmje.

Krashi Nimani e cila tash e një kohë është pjesë e “Beauty Center Lily Flower “, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka shkelur në tapetin e kuq të kësaj mbrëmje, teksa ka pozuar krah yjeve të njohur Kim Kardashian dhe Mario Dedivanovic. /Telegrafi/

Grimerja Krashi Nimani nga Peja përkrah grimerit të famshëm Mario Devanovic dhe Kim Kardashian.