Ata që vendosin syze me dioptri, gjithmonë kanë të njëjtën dilemë se nuk mund të fshehin shenjat e vazhdueshme të kuqe që shfaqen në hundën tonë pasi t’i vendosni ato.
Por, edhe syzet e diellit mund të shkaktojnë të njëjtin problem, kështu që është një problem që shumica mund ta përjetojnë me ardhjen e verës.
Përdoruesja dhe grimerja e TikTok-ut Ellie demonstroi një hile super të lehtë për grim që tregon sesi një bazë e syve mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe ato shenja bezdisëse.
@elliemakeupartist a lil EYE PRIMER saving the day for all the glasses wearin folks 🤓 #minitutorials #makeuptutorial #makeupartist #makeup #makeuphacks
Baza për sytë përdoret zakonisht në kapakët tuaj përpara se të aplikoni hijen e syve dhe krijoni një përfundim më të butë dhe të gjatë. Por në këtë rast Ellie përdori produktin në hundën e saj.
Në videon, e cila ka grumbulluar 34.7 mijë shikime, Ellie fillon duke aplikuar një sasi të vogël në zonat e ‘rrezikuara’ në të dy anët e hundës së saj duke përdorur një furçë të sheshtë grimi. /Telegrafi/