Telegrafi

Grimeri shqiptar i Kim Kardashian, Mario krijon kozmetikë me emra shqip!

Ditë më parë u paralajmërua një bashkëpunim edhe më i fuqishëm mes Kim Kardashian dhe grimerit shqiptar, Mario Dedivanovic.

Në fakt, dyshja tash e dhjetë vjet shqiptari përkujdeset për dukjen e bukuroshes amerikane me prejardhje armene.

Mario ka festuar dekadën e parë të bashkëpunimit me bashkëshorten e Kanye Westit gjersa ka hedhur në treg edhe disa produkte të reja.

Madje, 34-vjeçari ka nxjerrë në shtije produktin për hije në sy , të cilat i ka emëruar në gjuhën shqipe.

Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqë emrat që kanë vendosur t’iu vënë nuancave të ndryshme, dy prej tyre quhen “Albanian” dhe “Libra”.

“A po ju pëlqejnë emrat e hijeve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne”, ka shkruar Mario në Instagram.

Ndryshe, linja KKW Beauty del në shitje më 4 maj dhe tashmë në rrjetin social ka mbi një milion ndjekës. /Telegrafi/