Grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, ishte i pranishëm në Tiranë, më saktësisht në evenimentin e organizuar enkas për të, ku ai edhe u shpërblye nga “Oda”.
Mario është shumë i njohur në botën e Hollywoodit, njëherësh është edhe grimeri më besnik i të famshmes Kim Kardashian.
Edhe pse ka fituar famë botërore ai gjithmonë është shprehur krenar me prejardhjen e tij shqiptare.
Madje, kujtojmë momentin kur i kishte kërkuar të famshmes Kardashian që të thoshte fjalë në gjuhën shqipe.
Në ngjarjen e mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për grimin e familjes së tij është përkujdesur grimerja e njohur Sellma Kasumoviq.
Ajo është shprehur e lumtur që ka punuar me familjen e tij në këtë eveniment dhe në një postim në Instagram ka pohuar se Mario është grimeri i saj i preferuar në botë dhe në planet.