Grimeri i njohur shqiptar, Arbër Bytyqi, është personazhi i përzgjedhur i shumë fytyrave publike për të realizuar makijazhin e tyre.
Teksa veçohet për punën që bën, Arbri ka krijuar edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Ai së fundmi i ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram, me fotografinë e fundit që e ka ndarë me ta.
Bëhet fjalë për makijazhin e realizuar në fytyrën e tij me rastin e Halloweenit, përmes së cilit e ka shndërruar veten në versionin femër.
Përveç makijazhit, ai ka vënë në kokë edhe një paruke, ndërsa duket të jetë veshur me bluzë pa mëngë, për t’i ngjasuar edhe më shumë imazhit të një femre.
“Nga Arbër në Arba, transformimi i makijazhit për Halloween”, ka shkruar grimeri Bytyqi në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve, përfshirë edhe shumë femra të njohura të estradës me të cilat ai bashkëpunon. /Telegrafi/