Antoine Griezmann është emri i fundit që ka dalë si zëvendësim i mundshëm i Neymarit te Barcelona, në rast kalimit të këtij të fundit te gjigantët francez, Paris Saint-Germain.
Javëve të fundit është përfolur shumë për një transferim të Neymarit në Paris Saint-Germain, ku media të ndryshme arritjen e marrëveshjes e kanë bërë të kryer.
Pas kësaj, gjigantët katalunas janë vënë në kërkim të emrave të ndryshëm të mëdhenj për të zëvendësuar sulmuesin brazilian.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona mund të lëvizë për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, nëse Neymar do të bashkohet me PSG-në.
Blaugranët kanë hartuar një listë të vogël të zëvendësimeve të mundshëm për Neymarin, duke përfshirë Philippe Coutinhon dhe Paulo Dybalan, por besohet se Griezmanni do të ishte opsioni më i lirë. /Telegrafi/