Telegrafi

Griezmann do të luajë, konfirmon Simeone

Antoine Griezmann do t’ia dalë të luajë ndaj Real Madridit, ka konfirmuar tekniku Diego Simeone.

Griezmann ishte në dyshim për duelin pas një dëmtimi të marrë me Francën gjatë ndeshjeve të kombëtares, por këtë nuk e sheh si problem argjentinasi.

“Griezmann? Ai është në rregull, është trajtuar nga mjekët edhe një herë, por ai është mirë”, u shpreh Simeone.

Griezmann pritet të startojë ndaj Real Madridit në derbin e qytetit madrilen. /Telegrafi/