Site icon Telegrafi

Griezmann ‘sulmon’ gjyqtarin kryesor pas humbjes së Atletico Madrid ndaj Liverpoolit

Antoine Griezmann mund të jetë pezulluar për ndeshjen e Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma, por kjo nuk e pengoi atë të përfshihej në bisedat rreth lojës.

Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi 2-0 falë golave ​​të pjesës së parë nga Diego Jota dhe Sadio Mane, duke kaluar në raundin e 1/16 dhe duke e lënë skuadrën e Diego Simeone në një luftë trepalëshe për të siguruar vendin e dytë në grup.

Megjithatë, në minutën e 36-të pati një karton të kuq të diskutueshëm i cili iu dha mbrojtësit të Atleticos, Felipe, pas një ndërhyrje në Mane dhe një injorimi që i bëri gjyqtarit kryesor të takimit.

Lexo po ashtu Felipe mori një karton të kuq të diskutueshëm pasi injoroi tre herë vërshëllimën e gjyqtarit Danny Makkelie

Griezmann e shikoi i zhgënjyer këtë rast, pasi kartoni i tij i kuq në ndeshjen e parë ndaj Reds në Wanda Metropolitano pa që francezi të humbiste ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Anfield.

30-vjeçari bëri disa postime në profilin e tij në Twitter, të cilat kishin të bënin me vendimet e gjyqtarit Danny Makkelie.

“Kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve”, ishte postimi i parë i Griezmann.

“Amarilla en Anfield”, ishte postimi pasues që paragjykonte gjyqtarin, i cili ishte më vonë kishte dhënë të verdhë për Jotan gjatë një goditje me këmbë në kokën e Kieran Trippier.

 

Një nga vendimet kryesore që shkoi kundër mysafirëve në mbrëmje ishte kartoni i kuq i diskutueshëm direkt i Felipe pas ndërhyrjes ndaj Mane.

Fillimisht ishte e pasigurt nëse i kuqi u dha për faullin fillestar ndaj sulmuesit senegalez apo për mospajtimin që pasoi, pasi mbrojtësi injoroi vërshëllimën e gjyqtarit në tre raste të veçanta, por UEFA konfirmoi se ishte vetëm për ndërhyrjen.

Ndërkohë, Luis Suarez e pa golin e tij të anuluar nga VAR-i pasi Jose Maria Gimenez, i cili ia dërgoi topin me kokë uruguaianit për gjuajtjen e tij – ishte në pozicion jashtë loje. /Telegrafi/

Exit mobile version