Site icon Telegrafi

Griezmann si lojtar i Barcelonës: Babai im më mësoi se trenat nuk kalojnë vetëm një herë

Antoine Griezmann ka shpjeguar vendimin e tij për të refuzuar Barcelonën në verën e vitit 2018, duke deklaruar se ai gjithmonë besonte se do të kishte një shans tjetër për të bërë këtë veprim.

Vendimi për të refuzuar katalunasit shkaktoi trazim vitin e kaluar, veçanërisht mënyrën në të cilën ai i refuzoi.

Por, vetëm një vit më pas sulmuesi francez e ka përfunduar kalimin e tij nga Atletico Madrid te Barcelona.

Lexo po ashtu Atletico reagon pas kalimit të Griezmannit te Barça: Shuma e paguar është e pamjaftueshme, marrëveshja mes palëve u arrit para uljes së klauzolës

Një histori interesante e Griezmann me babanë e tij në lidhje me refuzimin që i bëri gjigantit nga Camp Nou tregohet në një video të postuar në Twitter.

“Babai më mësoi si fëmijë që trenat nuk kalojnë vetëm një herë”.

“Ka ardhur koha për të pranuar sfidën e një destinacioni të ri.

Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Barcelonës me "sulmin më të madh të të gjitha kohërave"

“Unë do të mbroj fanellën e Barcelonës me përkushtim dhe angazhim. Është momenti ynë, është rruga jonë”, thuhet në videon e postuar nga Barcelona.

Ndryshe, Griezmann do të prezantohet të dielën nga ora 18:15, pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore në mëngjes. /Telegrafi/

Exit mobile version