Telegrafi

Griezmann sa nuk u tradhtua nga lotët në momentin që humbi penalltinë përballë Betisit

Anoitne Griezmann ishte shumë afër të tradhtohej nga lotët në momentin që humbi penalltinë përballë Real Betisit.

Barcelona ishte duke fituar 1-0, me francezin që tentonte t’i jepte fund kohës së tij të vështirë në klub që kur kaloi nga Atletico Madridi në verën e vitit 2019, mirëpo dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 32-të, pas një pritje brilante nga Claudio Bravo.

Pas atij momenti të vështirë, Antonio Sanabria barazoi për 1-1 para se të përfundonte pjesa e parë.

Mirë, pjesa e dytë filloi më mirë për Griezmanin që arriti t’i rikthente epërsinë Barcelonës për 2-1.

Barcelona e fitoi këtë takim 5-2 me Lionel Messi që hyri në minutën e 46-të në lojë dhe realizoi dy gola.

Katalunasit me këtë fitore kaluan në vendin e tetë, një pikë mbrapa Betisit të Manuele Pellegrinit. /Telegrafi/