Telegrafi

Griezmann realizon golin e parë në fanellën e Barcelonës në La Liga

Barcelona dhe Real Betis po përballën në kuadër të javës së dytë në La Liga.

Skuadra mysafire ishte ajo e para që kaloi në epërsi me anë të Nabil Fekirit në minutën e 15-të nga asistimi që pranoi prej Loren.

Por, kampioni në fuqi i La Liga-së arriti të këndellje shpejtë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me anë të Antoine Griezmannit.

Lexo po ashtu Griezmann nuk po ndalet me gola, shënon edhe të dytin te Barcelona

Sulmuesi francez që kaloi në këtë verë nga Atletico Madridi për 120 milionë euro, ka arritur ta shënojë golin e parë në fanellën e Barcelonës në minutën e 41’-të. /Telegrafi/