Barcelona dhe Real Betis po përballën në kuadër të javës së dytë në La Liga.
Skuadra mysafire ishte ajo e para që kaloi në epërsi me anë të Nabil Fekirit në minutën e 15-të nga asistimi që pranoi prej Loren.
Por, kampioni në fuqi i La Liga-së arriti të këndellje shpejtë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me anë të Antoine Griezmannit.
Sulmuesi francez që kaloi në këtë verë nga Atletico Madridi për 120 milionë euro, ka arritur ta shënojë golin e parë në fanellën e Barcelonës në minutën e 41’-të. /Telegrafi/