Antoine Griezmann ka deklaruar se ai do ta konsideronte largimin nga Atletico Madrid vetëm në qoftë se Diego Simeone do të lëvizte në një tjetër klub.
Ylli i Atleticos ishte i lidhur shumë me një largim nga Vicente Calderon në verë, me Paris Saint-Germain që u tha se ishte përpjekur për të nënshkruar me të.
Megjithatë, sulmuesi, i cili luajti një rol të rëndësishëm që Franca arriti në finale të Euro 2016 këtë vit, ka nënshkruar një kontratë të re me Atleticon, duke këmbëngulur se ai dëshiron të ndihmojë klubin të rritet.
Griezmann ka zbuluar se vendimin e tij për të mbetur e ka varur mbi të ardhmen e trajnerit të tij pasi shpreson të mësoj më shumë nga argjentinasi, i cili ishte i lidhur edhe me një kalim te PSG.
“E thirra atë para se të zgjas kontratën time dhe ai ma konfirmoi mua se edhe ai do të qëndronte. Unë mund të mësojë shumë nga ai”, ka thënë Griezmann për Telefoot, transmeton Telegrafi.
“I vetmi dyshim do të ishte nëse Simeone do na linte për PSG-në apo ndonjë klub tjetër. PSG nuk janë qëllimi im në këtë moment. Unë jam i lumtur në Spanjë”
“Unë jam gjithmonë krenar që të jem popullor me tifozët. Përpiqem të buzëqesh dhe të bëjë më të mirën. Nëse ata e pëlqejnë këtë, është edhe më mirë”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/