Telegrafi

Griezmann premton top-formë kundër Shqipërisë

Sulmuesi kryesor i francezëve, Antoni Griezmann, ka premtuar se do të përpiqet të kthehet në formën e tij më të mirë në përballjen me Shqipërinë, pas një sezoni të lodhshëm me Atletikon.

Shqipëria dhe Franca do të përballen të mërkurën në orën 21:00 në “Veloshqiperisedrome”.

Shqipëria ka marrë dy rezultate pozitive në dy miqësoret e zhvilluara me Francën në eliminatore, një fitore dhe një barazim.

Megjithatë, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka deklaruar më parë se ndeshjet miqësore janë krejt tjetër gjë me ato që luhet në fazën e grupeve.