Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka përfunduar në radarin e Manchester Cityt, por jo si zgjedhje e parë e gjigantit anglez.
Manchester City ka njërën nga skuadrat më të forta në botë momentalisht, por nuk ngopen me organikën e tyre dhe duan emra të rinj për të transferuar.
I fundit që ka përfunduar në listën e drejtuesve të Cityt dhe trajnerit Guardiola është sulmuesi francez, Griezmann.
Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Griezmann është ‘plani b’ i liderit aktual të Ligës Premier.
Qytetarët janë të interesuar në golashënuesin kryesor të kampionatit Harry Kane dhe do të bëjnë çmos për transferimin e tij në Etihad.
Në rast dështimi të transferimit të Kane, City do të vihet pas Griezmann duke mos pasur asnjë problem për të paguar klauzolën e tij prej 100 milionë eurosh.
City gjithashtu është gati ta fusë në marrëveshje për transferimin e tij edhe Sergio Agueron, i cili luajti për Atleticon para se të transferohet në Angli.
Oferta e Cityt në këtë rast do të ishte 50 milionë euro plus shërbimet e argjentinasit Aguero. /Telegrafi/